Pogradec, predhat luftarake janë aktive në zonën e banuar liqenore

Në liqenin e Ohrit ka një numër të madh predhash dhe minash luftarake të hedhura gjatë luftrave boterore.Prezenca e tyre në ujërat liqenore përgjate vijës së banuar Lin-Tushemisht vë në rrezik sigurinë e banorëve, por edhe të turistëve që zgjedhin Pogradecin për të pushuar.Një grup eksploruesish shqiptaro-maqedonas kanë marrë përsipër gjetjen e mbetjeve luftarake që mendohet të jenë ende aktive, të hedhura nga avionë gjatë luftës së dytë botërore.Për eksploruesin maqedonas, predhat duhen hequr me patjetër, pasi gjenden në sipërfaqe jo të thellë të liqenit, cka rrit mundësinë e kontaktit me pushuesit.Projekti ka filluar që në portin e Ohrit, dhe është zhvendosur në Pogradec.Është një sipërfaqe prej rreth 80 km katrorë ku mendohet se janë të hedhura predhat, dhe minat luftarake në liqen. Thellësia ku ato gjenden vijon nga 5-15 metra, dhe janë aktive. Fillimisht do pastrohet Pogradeci, që mund të dojë rreth një muaj kohë, më pas, pastrimi do shtrihet në Shën Naum.Prania e predhave në këtë liqen pranohet edhe nga Kryeinspektori i mjedisit të Qarkut të Korçës Aleksandër ÇelaEksploruesit nënujorë kanë filmuar dhe fotografuar mbetjet luftarake për tia paraqitur më pas ministrive përkatëse të dy shteteve me qëllim pastrimin e liqenit të Ohrit.