Ervin Shehu tregon për Ora News emocionet e pagëzimit nga Papa Françesku
Ervin Shehu, njëri prej shqiptarëve që u pagëzua ditën e Pashkëve nga Papa Francesku tregon për Ora News emocionet e këtij rituali. Ai e konsideron si një emocion të papërshkrueshëm, jo vetëm për faktin që u përzgjodh, por edhe për faktin që u pagëzua nga Ati i Shenjtë.Ervin Shehu: "Ishte nje emocion i papërshkrueshëm sepse jo vetëm për faktin për zgjedhjen që është bërë për shkak të moshës, sepse në fenë katolike pagëzimi bëhet sapo fëmiha ka lindur, por edhe për faktin tjetër që kisha fatin të pagëzohesha nga Ati i Shenjtë në Vatkian.Rituali filloi në orë 20:30 dhe filloi me meshën që bëhet gjatë Pashkëve dhe në fund të meshës, ku Papa meshën e bën në Latinisht ishte edhe procesi i pagësimit të 10 pjesëmarrësev."Në lidhje me përzgjedhjen që bëhet për tu pagëzuar Ervin Shehu e shpjegon kështu:Ervin Shehu: “Bëhet një proces përgatitje që zgjat dy vjet ku njifet fjala e zotit. Por ne në të vërtetë punojmë në një strukturë siptalore që është pjesë e kishës dhe ne punojmë si mjek. Me kërkesën që i bëmë Peshkopit të Romës që Papa të na pagëzojë dhe kërkesa jonë u pranua. Pasi mbaroi pagëzimi Papa në mblodhi ne dhe peshkopët ne një ambient të vecante dhe na uroi pashkët”[caption id="attachment_489140" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Ervin Shehu[/caption]