Azili drejt Gjermanisë prek dhe Kukësin, çdo ditë 10 familje synojnë largimin
Azili drejt Gjermanisë, pas Vlorës, ka prekur edhe qarkun e Kukësit, një ndër më të varfrit në vend. Sipas ekspertëve që merren me përkthimin e dokumentacioneve, cdo ditë nëpër zyra kontaktojnë me të paktën 10 familje që synojnë largimin drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil.Ndonëse e dinë që do jetojnë në një kamp, sërish largimet janë masive, sidomos 4 muajt e fundit thotë Kola.Fenomeni është vërejtur edhe në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës, ku vetëm gjatë muajve të fundit janë larguar nga auditoret më shumë se 30 studentë.Largimet masive, kanë qenë prezente gjatë 15 viteve në Qarkun e Kukësit, por 4 muajt e fundit shifrat janë rritur shumë. Epidemia e largimeve muaj më parë preku dhe Vlorën, ku u arrestua dhe pronari i një kompanie udhëtimesh, që dyshohet si organizuesi, me qëllim përfitimi.