Pashkët me fat të dy shqiptarëve, i pagëzon Papa Françseku

Nata e Pashkëve ka qenë më e veçantë se zakonisht për dy shqiptarë, të cilët janë përzgjedhur bashkë me disa fatlumë të tjerë të pagëzohen nga Papa Françesku. Entela Hyseni dhe Ervin Shehu ishin pjesë e 10 personave që Papa zgjodhi të pagëzojë në natën e ringjalljes së Krishtit, një traditë kjo e nisur prej tij që në vitin e parë që mori kryesimin e Kishës Katolike.Mes personave të tjerë të pagëzuar në mbrëmjen e veçantë për 1,2 miliardë katolikët e gjithë botës ishin një 13-vjeçare nga Kamboxhia si dhe një 66-vjeçare nga Kenia, vendi ku vetëm dy ditë më parë 148 vetë u vranë nga terroristët e Al-Shabab, shumë prej tyre pikërisht pse ishin të krishterë.Gjatë fjalimit, Papa i bëri thirrje katolikëve të përfshihen në misterin e Pashkëve, ose ringjalljen e Krishtit tri ditë pas vdekjes në kryq. "Në këtë festë kërkohet t'i jepet përgjigje e thellë dhe jo e lehtë ndaj pyetjeve që sfidojnë besimin dhe vetë ekzistencën tonë", tha Papa.