Donald Lu: Mu deshën 13 muaj për të mësuar shqipen

Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu i është dashur 13 muaj për të mësuar gjuhën shqipe. Në rubrikën “Pyet Ambasadorin”, Donald Lu i është përgjigjur të gjithë të interesuarve në rrjetin social Facebook.Një nga miqtë e Ambasadorit Lu ishte kurioz se si e kishte mësuar gjuhën shqipe, dhe ambasadori nuk nguron t’i japë një shpjegim:“Unë kisha 13 muaj kohë për të studiuar shqip para se të vija në Tiranë, në një shkollë të projektuar posaçërisht për të ndihmuar diplomatët amerikanë te mësojnë gjuhën e folur në shtëpitë e tyre të reja. Unë kisha mësues nga Shkodra, nga Korça, dhe nga Tirana dhe gjatë asaj kohe, unë kam mësuar per lidhjet dhe dallimet mes këtyre qyteteve dhe mënyrën se si ata mund te jenë konkurrues nganjëherë kur ata krahasojnë historitë e tyre të mahnitshme dhe kulturat e tyre. Kjo ishte një eksperiencë e këndshme dhe tepër interesante”donald lu