Sulmohet me armë autobusi i Fenerbahçes, plagoset shoferi

Turqi-Skuadra e Fenerbahçes është sulmuar nga një person i armatosur teksa ishte duke u kthyer pas ndeshjes të zhvilluar me ekipin e Rizesportit ku fitoi me rezultatin 5-1.Si pasojë e sulmit me armë, mbeti i  plagosur shoferi i autobusit, ndërsa lojtarët dhe stafi mbetën pa lëndime.Sulmi ka ndodhur teksa autobusi ishte duke kaluar një urë afër Trabzonit, sipas policisë lokale.Shoferi u dërgua menjëherë në spital për trajtim të mëtejmë.Federata e Futbollit turke dënoi sulmin dhe sekretari i përgjithshëm i Fenerbahces, Mahmut Uslu tha se incidenti ishte shumë i gabuar."Ne kemi ardhur këtu për të bërë sport, kemi ardhur për të luajtur futboll", tha Uslu, i cili ishte në autobus në kohën e sulmit.