Pas vrasjes së 148 studentëve, Al Shabab kërcënon sërish Kenian
Nuk janë mjaftuar me vrasjen e 148 studentëve në univeristetin e Garisas. Grupi ekstremist somalez Al Shabab ka kërcënuar sërish Kenian se sulme të tjera, më të përgjakshme, e presin."Asnjë masë paraprake nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë tuaj, të pengojë një tjetër sulm apo të parandalojë një tjetër gjakderdhje në qytetet tuaja," thotë al Shabaab në një deklaratë.Në mesazhin drejtuar popullit të Kenias, grupi zotohet se do të zhvillojë një luftë të gjatë dhe të tmerrshme, duke thënë se qytetet e Kenias do të përmbyten në gjak.Siguria në vend është rritur tej mase pas ngjarjes së rëndë, ku në të gjithë vendin janë vendosur forca të shumta policie, të cilat patrullojnë edhe natën.Patrullimet nisën në orën 6 pasdite të premten, me qëllim monitorimin e çdo lëvizje të dyshuar.Ministri i Brendshëm i Vendit, Joseph Nkaissery deklaroi se policia ka intervsituar pesë të dyshuar dhe ka arrestuar tre persona të premten, pas vrasjes së afërsisht 150 personave. Sulmi i të enjtes ishte më i madhi në Kenia që prej vitit 1998, kur al-Kaida bombardoi ambasadën Amerikane në kryeqytetin Nairobi dhe vrau më shumë se 200 njerëz.