Makina rrëzohet në Lanë, aksidenton për vdekje të ëmën, plagos të bijën
Tiranë-Ka ndërruar jetë në spital një prej grave që u aksidentuan mëngjesin e sotëm në zonën e Shallvareve në kryeqytet.Burime nga spitali i Traumës bëjnë të ditur se e moshuara ka ndërruar jetë pak pasi u mor nën kujdesin e blluzave të bardha për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërsa e bija është në gjendje të rënë.Aksidenti ku u përfshinë nënë e bijë ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm pranë zonës së Shallvareve ku drejtuesi i automjetit me targë AA 917 E ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga duke përplasur dy gratë e duke përfunduar buzë lumit Lana.Mësohet se e plagosura rreth të 50-tave ndodhet në reanimacion e intubuar në mushkëri dhe gjendja e saj mbetet e rëndë. Në polici është shoqëruardrejtuesi i mjetit.[caption id="attachment_489069" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Makina që u rrëzua në lanë[/caption]