Protesta pro dhe anti islamit në Autrali, tre të arretsuar

Qindra mijëra persona kanë protestuar kundër islamit në të gjithë Autralinë, duke u përplasur nga ana tjetër me qindra të tjerë që protestonin kundër racizmit.  Grupi anti islamit, i vetëquajtur restaurimi i Autralisë, kishte organizuar protesta thuajse në të gjitha qytetet autraliane.Ata kërkojnë ndalimin e Burkës dhe kundërshtojnë ligjet e Sheriatit dhe Islamizimin. Kurse përgjigjia që vjen nga kundërshtarët e tyre është thirrja kundër racizmit."Ata kanë një problem me këta njerëz, të cilin nuk e kuptojnë. Ata thjesht iu frikësohen atyre dhe ne si autralinaë duhet të jemi mikëpritës , deklaron një protesues anti racizmit.Por situata degjeneroi në përleshje. Dy grupet rivale janë përleshur me njëri- tjetrin, aq sa  është dashur ndërhyrja e policisë. Tre persona u arrestuan dhe shumë të tjerë mbahen nën vëzhgim nga autoritetet vendase.Në Brisbane protestuesit me flamurin autralian në duar u drejtuan nga një prej përfaqësuesve të parisë Një komb, Pauline Hanson."Ka nga ata që duan të shkatërrojnë gjithacka që është e Australisë, përfshirë lirinë tonë, u shpreh ajo.Kurse në Sidney rreth 200 persona u mblodhën në sheshsin Martin në mbështetje të grupit restaurimi i Austalisë.