Fidel Kastro del në publik pas 14 muajsh
Ish-lideri kubanez, Fidel Kastro, është parë për herë të parë në publik pas 14 muajsh. Me veshje dhe kapele sportive, Kastro është përshëndetur me bështetësit e tij. Mediat lokale e përshkruan 88-vjeçarin si mjaft aktiv në daljen e tij të parë që prej vendosjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.Megjithatë, media shtetërore publikoi vetëm disa foto, duke saktësuar që takimi me disa të rinj venezuelianë kishte ndodhur që më 30 mars, pa dhënë shpjegime pse publikimi i lajmit u vonua me pothuajse një javë. Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, Venezuela ka qenë aleati më i ngushtë i Kubës dhe vetë Kastro ka qenë mik i ngushtë me ish-presidentin Hugo Çavez, i cili gjithmonë bënte të mundur që Kuba të blinte naftë me çmim të lirë.Kastro ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i presidentit zyrtarisht në vitin 2008, duke ia kaluar pushtetin vëllait të tij, Raul, 83 vjeç. Megjithatë, pjesa më e madhe e kubanezëve mendojnë se ai Raul këshillohet ende me vëllain e madh për vendim marrje të rëndësishme si ajo e normalizimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.