FOTOLAJM/ Pranvera në Marinzë, në vend të luleve, baltë e argjilë
Me ardhjen e pranverës, në oborret e banesave në fshatin Marinzë kishin nisur të lulëzonin dhe lulet shumëngjyrëshe.Por pas 1 prillit, kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve të naftës të kompanisë Bankers Petroleum, në oborret e banesave vendin e tyre e ka zënë balta dhe argjila.Ndërsa nëpër rrugë janë krijuar gropa të thella të mbushura me ujë e llum, kanalet e mbushura gjithashtu me baltë, sipërfaqe të gjera tokash të kthyera në pellgje baltoze,puse disa metra të thellë të mbushur me ujë e balte në rrugën e fshatit.Pas shpërthimit uji në puset dhe çezmat e fshatit Marinzë është bërë i papërdorshëm.Tashmë një pjesë e banesave kanë pësuar dëmtime me cedime dhe çarje të mureve e të strukturave të tjera.Foto nga profesori i departamentit të Gjeografise në Fakultetin e Historise Filologjisë në Tiranë, Trifon Ziu i cili së bashku me Prof. Gjovalin Gruda vizituan Marinzën më 2 prill 2015 për një ekspeditë ditore.
