Besimtarët katolikë festojnë Pashkët, mesha në katedralen e Shën Palit
Mbrëmjen e djeshme në katedralen Shën Pali por dhe në mbarë kishat në vend beismtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit, që simbolizon dhe një ringjallje të vlerave e virtyteve tek cdo njeri për të lënë pas cdo të keqe e për të përcjellë më shumë paqe e dashiru. Gjatë ditës së sotme besimtarët kryejnë vizita tek të afërm për të uruar Pashkët, ndërsa pritet që krerë të shtetit dhe politikës të përcjellin urimet e tyre pranë drejtuesve të Kishës katolike. Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e dielë dhjetëra besimtarë kanë qenë të pranishëm në meshën e shenjtë, që u mbajt në katedralen e Shën Palit në Tiranë, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.Paraditen e djeshme, 4 prill Imzot Rrok Mirdita i është drejtuar me një mesazh urimi gjithë besimtarëvekatolikë. Sipas tij, ringjallja e Krishtit është mesazhi i besimit dhe shpresës për gjithë njerëzimin.“Ati i dashur qiellor që na ka krijuar të jemi të lumtur nuk na ka braktisur në mjerimin top në por kur na duket se gjithcka ka marrë fund dhe asnjë pushtet nuk mund të ushtrojë autoritet mbi ne në këtë natë të mrekullueshme të pashkëve ai e thërret Krishtin nga vdekja në jetë dhe bashkë me Krishtin thërret cdo njeri në ringjallje.”