Pas shpërthimit në Marinzë, gratë 2 km rrugë për të larë ndërresat
Në Marinëz të Fierit, nga mungesa e ujit në banesa, dhe moskonsumimi i ujit të puseve pas shpërthimit të 1 prillit ka detyruar gratë e fshatit që të udhëtojnë 2 km larg për të larë me dorë ndërresat. Të kthyera pas në kohë, kryefamiljaret shpjegojnë se është e vetmja mënyrë për të ruajtur higjienën. Problem për banorët janë edhe plehrat e komunave përreth që hidhen në Marinzë.Fier-Këto pamje janë xhiruar në fundjavë në Marinzë të Fierit.Pas shpërthimit të së mërkurës në puset e Bankers Petrolium, uji në puset dhe çezmat e fshatit Marinzë është bërë papërdorshëm.Gratë e fshatit janë detyruar të udhëtojnë rreth dy kilometër nga banesat për të larë rrobat.Me karrocë dorë janë mbledhur në hyrje të fshatit, ku në mënyrë të organizuar lajnë ndërresat në një pus që si për ironi, dikur nxirrte naftë, ndërsa sot ujë të vakët.Gratë thonë se janë të detyruara që më karrocë dore të vijnë deri te ky pus."Nuk kemi ujë nga këto shpërthimet që ndodhën këtu"Vetëm tre metra nga pusi, ndodhet një vendgrumbullim mbetjesh, ku depozitohen plehrat e bashkisë së Roskovecit dhe komunave përreth. Një tjetër problem për banorët e Marinzës."Me këtë ujë që del në fshatin Marinzë nuk mund të lahet, as nuk mund të pihet. Gratë vijnë nga 2 km larg për të larë te ky pus. Por komuna na ka sjellë edhe mbeturinat që vijnë nga komuna të tjera dhe nga bashkia Roskovec"Ndërkohë komisoni i vlerësimit të dëmeve ka vijuar punën nëpër banesat e dëmtuara nga shpërthimet e puseve 504 dhe 29, mëngjesin e 1 prillit. Nëper rrugë shihen shirita të vendosur në vendet ku ka rrezik shembjesh, afër gropave të hapura nga shpërthimi i puseve.
