Përgatitjet për zgjedhje, KQZ nuk regjistron 3 parti për 21 qershorin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi regjistrimin e 3 partive për zgjedhjet vendore të 21 qershorit pasi nuk kishin kthyer fondet e përvetësuara. Përkatësisht partitë Toleranca e Re, Lëvizja Punëtore Shqiptare dhe Partia e të Drejtave të Mohuara do duhet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për apelimin e vendimit ose të qëndrojnë jashtë zgjedhjeve.Bashkia Kamëz ka qenë sërish një shkëndijë debati në mbledhjen e sotme të KQZ kësaj here për propozimin e qendrave private të votimit. Sipas përfaqësuesit të PS Genc Gjonçaj, kreu i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu ka sjellë si propozim për qendër votimi një ambient privat në një kohë kur ka plot ambiente publike dhe për më tepër pronari i qendrës së propozuar është një funksionar i minibashkisë 11.Pjesë e rendit të ditës ishte gjithashtu edhe shpallja e rezultatit të shortit për përcaktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e 7 të KZAZ por që u shty për në mbledhjen e ardhshme.