Shpërthim i fuqishëm me tritol në Golem, dëmtohen 2 apartamente
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Golemin në orët e mbrëmjes. Shpërthimi ka ndodhur në një apartament dhe sipas dyshimeve të para është shkaktuar nga një sasi tritoli.Policia dhe zjarrfikësit mbërriten në vendin e ngjajres ndërsa kanë nisur edhe hetimet. Sipas burimeve të policise sasia e tritolit ishte vendosur në katin e pestë të një pallati në shesh pushimin e tij.Dy apartament e katit të pestë ishin mbyllur me një porte hekuri dhe eskplozivi ishte vendosur pas portës. Nga fuqia e shpërthimit janë dëmtuar të dy apartamentet, të cilët nuk kanë qenë të banuar për momentitn, mësohet se pronarët jetojnë jashtë shtetit.Policia ka nisur punën për hetimin e ngjarjes dhe po heton për konfliktet e mundshme të dy pronarëve.[caption id="attachment_489057" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Apartamenti i shpërthyer në Golem[/caption]