Elbasan, protesta e romëve, banorët: Prej vitesh jemi të harruar

Banorët e lagjes pranë stacionit të trenit në Elbasan, janë revoltuar kundër varfërisë që mbizotëron në këtë zonë. Të irrituar ata thonë se nuk do të votojnë në 21 qershor, pasi të gjithë i kanë braktisur.Banoret e komunitetit rom në lagjen "Skënderbe" në Elbasan kanë protestuar për kushtet e jetesës. Të irrituar ata thonë se ndihen të diskriminuar, pasi jetojnë në një zonë, kur u bëhen vetëm premtime në prag zgjedhjesh, që nuk mbahen kurrë. Papunësia është problemi më kushtëzues për ta.Lagjja "Skenderbe" që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan, për shkak të infrastrukturës, nuk ka kursyer dhe aksidentet, për fëmijë e të moshuar, ndërkohë që banorët ankohen dhe për vagonat e braktisur të trenit, që janë kthyer në strehë për të alkoolizuarit.Banorët kanë kërcënuar se nuk do të votojnë më 21 qershor, pasi ndër vite, të gjithë të zgjedhurit i kanë zhgënjyer, duke mos u kthyer më pas marrjes së votave.