EDITORIAL/"Bomba" Bankers, dëshmia e neglizhencës së institucioneve
Ministria e Mjedisit ia kishte pezulluar lejen mjedisore që më 27 shkurt të këtij viti Bankers Petrolium, e megjithatë ajo ka vijuar aktivitetin e saj duke sfiduar hapur shtetin e duke rrezikuar jetën e qindra banorëve të zonës.Ngjarja që ka ndodhur sot në Patos Marinzë është dëshmi e neglizhencës në rastin më të mirë dhe papërgjegjshmërisë në rastin më të keq të disa institucioneve përgjegjesëse, me përjashtim të Ministrisë së Mjedisit e cila ka qenë e vetmja sëbashku më denoncimet mediatike që ka dhënë alarmin për situatën kritike të shkaktuar nga kompania Bankers Petroleum.Në shtator 2014, Ministria e Mjedisit pas kontrollit të ushtruar e ka gjobitur kompaninë me 100 milion lekë të vjetra, gjobë për të cilën duket se kompania nuk e ka vënë ujin në zjarr.Një tjetër veprim këmbëngulës i Ministrisë së Mjedisit, që është penguar edhe të kryejë kontrollet që i takojnë me ligj ka qenë masa për pezullim aktiviteti në 27 Shkurt 2015.Për masën ndëshkuese të pezullimit të aktivitetit institucioni i Ministrit Koka ka njoftuar Ministrinë e Energjitikës të z.Gjinknuri, AKPN, Albpetrolin si institucione përgjegjëse. Por në mënyrë të habitshme aktiviteti vazhdonte normalisht, duke rrezikuar ndodhjen e një katastrofe natyrore.Si shpjegohet që institucionet përgjegjëse për monitorimin e veprimtarisë së Bankers kanë qëndruar indiferente ndaj vendimit të Ministrisë së Mjedisit për pezullim të aktivitetit?Si shpjegohet që banorët e zonës u lanë në mëshirë të fatit që sot deshi t'ua shpëtonte jetën dhe nuk ishin marrë masat në kohë për ta parandaluar një tragjedi në pritje?Është detyrim publik dhe jo vetëm i këtyre institucioneve që të japin shpjegimi për qytetarët dhe jo të ngushëllojnë shpatullat e drejtuesve të kompanisë për fatkeqësinë që u ndodhi!