Turqi, hyn i armatosur në selinë e Partisë së Erdogan, arrestohet

Vetëm një ditë pas sulmit në gjykatën e Stambollit, ku mbeti i vrarë një prokuror turk dhe dy pengmarrësit e tij, një tjetër incident është shënuar në qytetin më të madh turk.Një person është arrestuar pasi ka hyrë me dhunë në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Rexhep Erdogan në pjesën aziatike të Stambollit.Sipas dëshmitarëve, personi i armatosur ka urdhëruar të gjithë të pranishmit në godinë të largoheshin dhe pasi është ngjitur në katin e fundit të godinës ka valvitur prej andej një flamur turk të cilit i kishte shtuar një shpatë.Kërkesat e tij nuk janë bërë ende të ditura për publikun nga autoritetet, por vetë Presidenti Erdogan la të kuptohej se bëhej fjalë për një pjestar të komunitetit kurd, pasi deklaroi që këto ngjarje dëmtojnë procesin e paqes."Ne do të vazhdojmë ta luftojmë terrorizmin. Gjithashtu e shoh sulmin në zyrat lokale të partisë si një veprim kërcënues sidomos duke qenë se jemi duke u përpjekur për të zgjidhur çështjen kurde. Megjithatë, rendi demokratik nuk mund të shkatërrohet nga sulme të tilla, unë si President do të marr masa".Ngjarja ndodhi ndërkohë që në pjesën europiane të qytetit, mijëra vetë ishin mbledhur për t'i bërë homazhet e fundit prokurorit Mehmet Kiraz, të vrarë një natë më parë pasi ishte marrë peng prej dy terroistëve ,pjestarë të një organizate radikale të majtë.Autoritetet deklarojnë se kanë ndërhyrë pasi janë dëgjuar të shtëna, duke lënë të kuptohet se prokurori është qëlluar nga dy pengmarrësit, pas dështimit të negociatave prej gjashtë orësh.Policia turke ka arrestuar 22 studentë në Antlaja, të cilët dyshohet të kenë lidhje me dy pengmarrësit dhe Partinë Revolucionare për Çlirimin e Popullit, pasi kishte marrë informacione mbi sulme të ngjashme edhe në qytetin jugor.Prokurori i vrarë po hetonte mbi vdekjen e një adoleshenti të plagosur nga policia në protestat e vitit 2013.