Rama zyrtarizon Bazhdarin për Shkodrën. Flet për Doshin: I bënte presion ministrave
Për herë të parë Edi Rama u ka shpjeguar shqiptarëve ndarjen gati të përdhunshme me Tom Doshin. Dhe për ta bërë këtë, Kryeministri ka zgjedhur bastionin e ish-deputetit socialist, Shkodrën.Rama: "Përjashtimi i Tom Doshit ishte i pashmangshëm. Ai kishte filluar tu bënte presion Ministrave dhe Drejtorëve". Unë kisha miqësi me të por kam një parim: Unë prish miqësinë jo punën.Për çështjen tjetër të vrasjes, unë i kam thënë lëri këto çmenduri pasi ne arritëm në përfundimin se ishin jo reale. Tashmë është një çështje e harruar dhe nuk do të ketë hakmarrje".Nën masa të larta sigurie si rrallë herë në kryeqendrën e veriut, shefi i mazhorancës ka konfirmuar edhe kandidaten e së majtës për Bashkinë e Shkodrës më 21 qershor, Keti Bazhdarin.Rama: “Me Keti Bazhdarin ne do të arrijmë të marrim fitoren në Shkoder duke qënë të gjithë të bashkuar. Edhe pse nuk është e lehtë, ne besojmë shumë që do të fitojmë”.[caption id="attachment_487489" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Edi Rama takim me strukturat e PS-së në teatrin Migjeni në Shkodër[/caption][caption id="attachment_487506" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Keti Bazhdari ne takimin qe organizoi Rama me strukturat e PS-se ne teatrin Migjeni ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_487524" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Keti Bazhdari ne takimin qe organizoi Rama me strukturat e PS-se ne teatrin Migjeni ne Shkoder[/caption]Zyrtarizimi është përshëndetur menjëherë nga aletati LSI.Vasili: “LSI përshëndet konfirmimin e Keti Bazhdarit për Bashkinë e Shkodrës. Bazhdari është kandidate e shkëlqyer dhe LSI do e mbështesë për fitoren e Shkodrës që meriton ndryshimin”.Ndërkohë në Malësi të Madhe kandidat do të jetë Tonin Morina, Gjokë Lleshi në Vaun e Dejës, Rrustem Struga në Pukë dhe Fran Uci në Fushë Arrëz.Gjate takimit është bërë publike edhe ndarja e deputeteve të majtë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Kështu Paulin Sterkaj do të merret me pjesen organizative, Mimoza Hafizi me anën politike dhe Namik Kopliku me strukturat në fushatë.Ndërkaq Megi Ajtyres është hequr nga posti i kryetares për shkak se do jetë zëdhënëse e PS- së në qender gjatë fushatës elektorale.Larg kamerave Kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh në Shkodër, ku të vetmin konfirmim para mikrofonëve ka dhënë atë të ndërtimit të stadiumit të ri “Loro Boroçi”.Kjo ishte vizita e parë e Ramës në Shkodër pas përplasjes me Tom Doshin ku shoqërohej nga deputetët e qarkut të Shkodrës mes të cilëve Paulin Stërkaj.[caption id="attachment_486419" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Keti Bazhdari[/caption]