Ish-Drejtori i i MD: Nëse Frroku shpallet fajtor, dënohet në Shqipëri
Çdo shtetas shqiptar i hetuar apo proceduar penalisht është lehtësisht i identifikueshëm nga autoritetet shqiptare.Kjo pasi që prej vitit 2012, në Ministrinë e Drejtësisë me propozim të autoriteteve belge ekziston një regjistër i posaçëm.Arben Braçe, ish-drejtues i lartë i mardhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë thotë se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë marrveshje për ekstradim, por ka ekstrakte të tjera ligjore që nuk mund ta përjashtojnë hetimin dhe gjykimin e një shtetasi shqiptar që ka kryer një vepër penale jashtë vendit.Arben Braçe: “ Me ligjin e brendshëm për marrëdhëniet funksionale, neni 29 sanksionohet krijimi i një regjistri të posaçëm për evidentimin e këtyre të dhënave. Kështuqë, nëqoftëse shikohet ai regjistër i posaçëm mund të dalin shumë persona që mund të kalohet një filter dhe nëpërmjet këtij regjistri. Në asnjë vend të BE nuk ndodh kjo që të mos ketë një person kontakti, i cili në sistemin 24 orësh njofton autoritetet e huaja për çdo shkelje penale. Ne i ndërrojmë njerëzit dhe njerëzit fillojnë nga e para. Vinë militantët nga parti të ndryshme politike dhe hynë nëpër zyra të ndryshme. Deri sa këta të orientohen me procedurat e ndryshme që duan minimumi dy vjet, brenda këtyre dy vjetëve mund të shpëtojnë shumë nga këto raste që ju flisni”.Sipas tij, Shqipëria i ka të gjitha instrumentat për të luftuar krimin transnacional. Në analogji me rastin “Frroku”, Braçe deklaron se ai nuk mund të ekstradohet në shtetin belg.Arben Braçe: “Nga pala belge ka pasur një propozim që prej 2012 me iniciativë të Prokurorisë sonë të Përgjithshme për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale për njohjen e vendimeve penale në fushën penale. Sepse kishte shumë shettas shqiptarë, të cilët kishin kryer krime të ndryshme në shtetin belg dhe kishin pamundësi që këto vepra penale të njiheshin në Shqipëri”.Braçe shpjegon dhe çfarë do të siguronte ky ligj në rastin e një hetimi për një shtetas shqiptar që ka kryer një vepër penale në këtë vend.Arben Braçe: “ Dy ligje kanë qenë kushte nga BE, ligje për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale dhe ligji antimafia.Ky ligj siguron në nenin 38, pra bashkëpunimin e zyrës qëndrore kombëtare të Interpol, sanksionon të gjitha procedurat hap pas hapi që duhet të ndjekin të gjithë institucionet shtetërore shqiptare. Me të ardhur kërkesa për ndalimin e një shtetasi shqiptar me qëllim ekstradimin, Interpol ka të drejtë ta mbajë 5 ditë në zyrën e tij. Brenda 5 ditëve duhet t’ia nisë Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo e fundit nga ana e saj brenda 5 ditëve duhet t’ia nisë Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj, nëpërmjet Prokurorit të identifikimit të personit autorizon policinë gjyqësore për të bërë verifikime. Bën arrestin e përkohshëm të shtetasit pasi ka bërë verifikime, identitetin e personit, vendodhjen, ka apo nuk ka ky ndonjë vepër tjetër penale, shtetësinë e personit. Bën ndalimin e personit dhe brenda 10 ditëve njofton Ministrinë e Drejtësisë për shtetësinë e personit dhe pamundësinë e ekstradimit”.Braçe thotë se numri i shtetasve shqiptarë të dënuar nga autoritetet e huaja deri në vitin 2010 arrinte në 6000 vetë".