"Të ndërtojmë qytetin e së ardhmes përmes projekteve të qëndrueshme
"Të ndërtojmë qytetin e së ardhmes nëpërmjet realizimit të projekteve të qëndrueshme"- Ka qënë kjo kryefjala e nënkryetares së bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi në konferencën "Eficenca në energji" organizuar në kuadër të ditëve të energjisë së gjelbër.Për Xhindin me rëndësi mbetet ndërgjegjësimi i qytetarëve për përdorimin e burimeve e qëndrueshme.I pranishëm në konferencë kryetari i bashkisë së Freiburgut për Ndërtimin theksoi faktin se vendi i tij ka një eksperiencë të gjatë në politikat e menaxhimit të mbetjeve planifikimit qytetas dhe të trafikut ndaj dhe ky është një rast I mirë për shkëmbimin e eksperiencave mes vendëve:“Kemi nje eksperiencë të gjatë të politikave të menaxhimit te mbetjeve, planifikimit qytetas dhe të trafikut. Eksperienca jonë mund të shërbejë si një shembull edhe për ju. Politikat për ambientin kanë qenë një pjesë integrale e politikave të vendit tim. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtyre politikave në këto vite, ka qene një eksperience e mirë.Përgjatë datave 1 deri në 3 prill në kuadër të ditëve të e energjisë së gjelbër në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh./Oranews.tv/