Festivali i Gjirokastrës më10-16 Maj, përzgjidhen artistët pjesëmarrës
Kanë përfunduar tashmë dy fazat e para të përzgjedhjes së pjesëmarrësve në Festivalin e Gjirokastrës.Në fazën finale do të konkurojnë rreth 50 artistë nga 12 qarqe të Shqipërisë.Për drejtoreshën e Veprimtarisë Folklorike në Ministrinë e Kulturës, Meri Kume, organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë jomateriale, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, kulinarisë, etj, të krijuara prej shekujsh nga populli.Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit Festivali sjell si risi tërheqjen dhe promovimin e artistëve të rinj.Festivali do të zhvillohet në datat 10 deri në 16 maj në kalanë e Gjiorokastrës.