Dosja "Frroku", Ora News zbardh rregulloren, Hajdarmataj: Didi kishte dijeni

Ora News, zbulon rregulloren ligjore të Interpol Tirana dhe direktivat që ndiqen për kërkesën e bërë nga pala belge për ndalimin e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të bërë në Bruksel në vitin 1999.Sipas nenit 23/1 të ligjit për Zyren Qendrore Kombëtare për Interpol Tirana thuhet shprehimit se, "me marrjen e njoftimit nga Zyra Qëndrore Kombëtare (ZQK) e Interpol Tirana, të homologëve për shpalljen e personit në kërkim ndërkombëtarë, fillimisht specialisti bën identifikimin dhe lokalizimin e personit.Në pikën e dytë të ligjit 23/2 thuhet se, "pas identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim, nërpërmjet drejtorit të drejtorisë, informon Prokurorinë e Përgjithshme dhe ministrinë e Drejtësisë dhe shpallet në kërkim ndërkombëtarë vetëm me urdhër të prokurorisë së përgjithshme.Nëse do të ishte zbatuar rregullorja atëhere, Artan Didi duhet të njoftonte në rrugë ligjore prokurorinë e Përgjithshëm dhe ministrinë e Drejtësisë për një kërkesë ndalimi për deputetitn Mark Frroku.Nga ana tjetër, sipas Arben Hajdarmataj ish funksionar i lartë i policisë së shtetit, Arta Didi nuk mban vetëm përgjegjësi morale për dorëheqjen por duhet të mbajë edhe përgjegjësi ligjore.Arben Hajdarmataj: "Zoti Bajraktari pretendon se ka njoftuar përmes emailet. Me rregullore që ka policia e shtetit emailet kanë vlerët e dokumentit. Didi nuk mund ti shmanget përgjegjësisë ligjore nëse ka marrë dijeni. Nga të dhënat që kemi del se Artan Didi ka marrë dijeni."Pas largimit të numrit një nga drejtimi i policisë së shtetit ministri i Brënshëm Sajmir Tahiri ka komanduar si drejtor të përgjithshëm Haki Cakon, i cili ka mbajtur postin e zv/drejtorit të përgjithshmëm.rregullorja/Oranews.tv/