Abonentët ankohen për tarifat e larta të AMC-së, ndaj e braktisin
Qytetarët që kanë zgjedhur fillimisht t'i besojnë Kompanisë celulare AMC janë ndjerë të abuzuar nga prishja në mënyrë të njëanshme e marrëveshjeve paraprake, duke çuar në rritje çmimesh, që i kanë detyruar ta braktisin këtë kompani dhe të marrin shërbimin telefonik celularë në operatorë më të besueshëm se AMC.Tiranë- Janë të shqetësuar dhe nuk është e vështirë të gjesh edhe abonentë të irrituar.Shprehen se tarifat e kompanisë celulare AMC janë të shtrenjta dhe se ka abuzime edhe me ofertat që reklamojnë.Edhe më besnikët e kësaj kompanie siç dëshmon në këtë intervistë qytetari, i është dashur të kujdeset për xhepin e tij duke u larguar nga AMC.Abonentët janë të ndryshëm, por problemet të njëjta.Nëse kompania nuk e ka ende të qartë çfarë shqetësimesh kanë abonentët e saj, po ja paraqesim sërish me shpresë se interesi dhe kujdesi për klientët do të jetë i sinqertë dhe transparent.Arsyet e braktisjes së AMC1.Tarifat e thirrjeve të shtrenjta2.Abuzime me afatin e ofertave3.Thirrjet jashtë shtetit janë të shtrenjta