Rruga e Kombit, Manjani: Koncesioni ide e vjetër e PD, por e dështuar

Dhënia e Rrugës së Kombit me koncesion nuk është ide e socialistëve. Numri dy i Ministrisë së Transporteve për Ora News deklaroi se qeverisja e PD ka dështuar dy herë me dhënien me koncesion.Por sipas Manjanit para se të jepet me koncesion për rrugën duhen edhe 200 milionë euro investime.Ylli Manjani: "Nuk është Ministria e Transporteve sot, që ka nisur procesin e dhënies me koncesion apo për përfshirjen ne sektorit provat në mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Qeveria dje e nisi procedurën e dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit. Pra nuk është qeveria sot, por qeveria dje e PD. Nesë PD sot nuk e njeh qeverinë e vet të djeshmen jemi dakord, por kjo është e vërteta dhe ai proces dështoi. Dështoi sepse nuk pati pjesëmarrës në konkurs".Për Manjanin rruga është e pambaruar, pasi duhet dhe një shumë prej 200 mln euro  për të qenë e gatshme për t'u dhënë me koncesion.Ylli Manjani: Pra Rruga e Kombit nuk ka përfunduar, që të përfundojë Rruga e Kombit duhen edhe të paktën 200 mln euro të tjera, aq sa akuzohet sot zoti Basha që i ka zhdukur. Pra po të mos i kishte zhdukur ato para do të kishte mbaruar rruga. Kjo është situata që duhet ta sqarojmë, duhet ta dinë mirë të gjithë shqiptarët se kjo rruga ka kushtuar shumë, dhe mirë është bërë që është ndërtuar, por duke future në lojë edhe ato 200 mln të zhdukura dhe pastaj mund të kishim thënë për koncesion apo jo koncesion. Pastaj PD mund të kishte një farë morali që të bënte oponencë, por nuk bën dot sepse ka lënë një rrugë të rëndësishme rrugëve".Prej disa kohësh është shtruar ideja nga  Ministria e Transporteve se rruga Durrës-Kukës do të tenderohet për t'u dhënë me koncesion për mirëmbajtjen e saj gjë që deri më tani nuk është konkluduar.