Qytetarët në radhë në QKR të përditësojnë të dhënat e bizneseve

Qindra qytetarë të Shkodres, të cilët zotërojnë një biznes të vogël apo të madh, janë detyruar që të presin me orë të tëra në radhë para zyrave të QKR-së që të përditësojnë të dhënat e bizneseve të tyre.Kjo pritje shkon nga orë e deri me ditë të tëra, për të kryer një shërbim të vetëm. Afati i fundit për bizneset është 1 Prilli dhe në të kundërtët nëse ata nuk i bëjnë këto përditësime të të dhënave, tatimet do të aplikojnë gjoba 100 mijë lek për bizneset e vogla dhe 150 mijë për bizneset mëdha.Duke folur për mediat, përfaqësuesit e bizneseve thonë se kjo situatë është bërë e patolerueshme, duke ju drejtuar prej disa ditësh këtyre zyrave por pa kryer punë.Afati fillestar për të përfunduar këtë detyrim ishte data 10 mars, por tatimet vendosën të shtyjnë këtë afat deri në 1 prill.Në qarkun e Shkodres edhe pse me një sipërfaqe të konsiderueshme territoriale dhe më numër të lartë biznesesh, operon vetëm një zyrë QKR duke krijuar kështu radhë, pritje dhe burokraci të kota për qytetarët./Oranews.tv/