Ersekë, shumica e bizneseve janë mbyllur nga varfëria
Varfëria e qytetit të Ersekës, është reflektuar edhe në të ardhurat e biznesit të vogël. Tregtarët thonë se përpiqen të mbajnë biznesin hapur të detyruar nga mundësitë e pakta që ofron zona. Kryebashkiaku i Ersekës pranon që numri i bizneseve që mbyllen është i lartë, por shton që qytetarët kryesisht vetëpunësohen me mbledhjen dhe shitjen e bimëve medicinale.Erseke-Në Ersekë varfëria dhe mundësitë e pakta që ofron zona, kanë cuar shumë biznese drejt falimentimit.Përfaqësues të biznesit të vogël, ndërsa shpjegojnë se të ardhurat janë të paktë, shtojnë se janë të detyruar t'i mbajnë hapur, pasi qyteti i largët juglindor, është lënë në harresë, dhe madje braktisur edhe nga vet banorët, të cilët rrallë i ndesh nëpër rrugë.Varfërinë e Ersekës, e pranon dhe kryebashkiaku Ali Laho, i cili thotë se bizneset më shumë kanë tendencë për t'u mbyllur, në krahasim me numrin e atyre që hapen. në përpjekje për të rigjallëruar zonën, Laho po përpiqet të orientojë qytetarët drejt prodhimeve artizanale.Qyteti i Ersekës përbëhet nga një popullsi prej rreth 6 mijë banorësh.