Lezhë, mungesa e infrastrukturës, banorët e Baçelit: Do bllokojmë zgjedhjet
Banorët e Baçelit në Lezhë, një fshat me rreth 300 banorë që jetojnë me bujqësi, paralajmërojnë se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor. Banorët thonë se prej 20 vitesh mashtrohen nëpër fushata për bërjen e rrugës, e cila është e domosdoshme për ta.Lezhe-Mungesa e infrastruktures rrugore ka izoluar thuajse plotësisht qindra banorë të fshatit Baçel në Lezhë. Janë rreth 4 km rrugë të amortizuara, që prej 20 vjetësh karakterizojnë fshatin e komunës së Blinishtit.Të lodhur nga premtimet që nuk janë mbajtur asnjëherë, banoret e Baçelit paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore, duke kërcënuar se nuk do të lejojnë asnjë kuti votimi në këtë fshat, pa u shtruar më parë rruga.Sipas tyre, mungesa e infrastruktures rrugore ka penalizur edhe bujqësinë në këtë zonë, pasi ua vështirëson daljen në treg të prodhimet. Sinkron banorëtKomuna e Blinishtit ka ndërhyrë disa here në mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor, ndërsa kanë bërë të ditur se projekti për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge është dërguar prej vitesh në qeveri, por ka munguar financimi.