Mbyllet tragjikisht pengmarrja në Turqi, vdes Prokurori, vriten pengmarrësit

Ka përfunduar tragjikisht pengmarrja e një prokurori në gjykatën e Stambollit këtë të martë.Pas operacionit blic të policisë turke për shpëtimit e tij, Mehmet Selim Kiraz ka mbetur i vrarë nga plagët e rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ku ishte dërguar me urgjencë.(Në foto: Prokurori turk me armë të drejtuar nga koka)Forcat speciale kanë arritur të ekzekutojnë edhe dy derroristët, pjestarë të një organizatë marksiste, përgjegjëse për disa sulme në Turqi prej vitesh dhe e shpallur terroriste edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.Sipas shefit të policisë së Stambollit, Selami Altinok, forcat speciale u detyruan të ndërhynin pasi negociatat nuk patën sukses.Ndërkohë që ishin ngujuar në katin e gjashtë të godinës, dy pengmarrësit postuan në rrjetet sociale foto dhe video ku prokurori Mehmet Selim Kriaz shfaqej i lidhur dhe me një pistoletë në kokë.Kiraz ishte prokurori që po hetonte çështjen e vdekjes së një adoleshenti vitin e kaluar, pasi kishte mbetur i plagosur në protestat e vitit 2013.[caption id="" align="alignnone" width="620"]4 Ne foto: Prokurori turk i plagosur[/caption]Në videon e publikuar, dy pjestarët e Partisë Revolucionare për Çlirimin e Popullit, kërcënonin se do ta vrisnin prokurorin nëse oficeri i policisë përgjegjës për vrasjen e adoleshentit nuk do ta pranonte fajin në publik dhe të gjykohej nga një gjyq popullor.Dëshmitarët thanë se dy pengmarrësit u futën në godinë pak orë pas mesditës së të martës duke qëlluar me armë deri sa arritën të gjenin personin që kërkonin dhe të ngujoheshin në një dhomë me të.Babai i adoleshentit të vrarë u bëri thirrje pengmarrësve se nuk ishte nevoja për më shumë gjakderdhje, pasi drejtësia do të vihej në vend, por kjo nuk mjaftoi për t'i ndalur.Organizata radikale e majtë ka një historik aktesh terroriste në Turqi. Ajo ka marrë marrë përsipër një sulm në Ambasadën amerikane në vitin 2013, si dhe është përgjegjëse për një tjetër sulm terrorist në vitin 2001 në Stamboll duke shkaktuar tre viktima.Sulmi më i fundit i tyre ndodhi në janar, kur një grua hodhi veten në erë në hyrje të një rrajoni policie në Stamboll, duke vrarë një oficer.Të martën në mëngjes, disa qytete kryesore, përfshi Stambollin dhe pothuajse gjysma e krahinave turke, u zgjuan pa energji elektrike, duke shkaktuar probleme të mëdha sidomos në shërbimin e transportit nëntokësor për disa orë me radhë.Kryeministri Ahmet Dautollu ka hamendësuar se ndërprerja masive e energjisë mund të jetë një sulm kibernetik terrorist, por shtoi se nuk ka lidhje me situatën e pengmarrjes, pavarësisht akuzave nga pjestarë të opozitës se shkëputja e energjisë kishte bërë të mundur futjen e armëve në godinën e gjykatës.video platformvideo managementvideo solutionsvideo player272AA0AB00000578-3019643-image-m-21_1427806206284 272A987600000578-0-image-a-6_1427804046383