Konkursi "Onufri", Ministria e Kulturës vendos ta realizojë në nëntor
Konkursi ndërkombëtar “Onufri” do të zhvillohet në muajin nëntor. Sipas kreut të Galerisë së Arteve konkursi do zhvillohet në transparencë të plotë për publikun.Tiranë- Eventi ndërkombëtar i artit pamor në Galerinë Kombëtare të Arteve do të realizohet.Ka qenë ky vendimi i Ministrisë së Kulturës pas konsultave me studiues e specialistë.Për Drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani këtë vit ky edicion do të zhvillohet në transparencë të plotë për publikun.Por realizimi i "Onufrit" nuk është surpriza e vetme që ofron GKA.Për Ora Neës, Shabani rrëfen propozimin e bërë të Ministrisë së Kulturës për zgjerimin e hapësirave, projekt i cili pritet të financohet përgjatë vitit 2016.Përgatitjet për "Onufrin" do të nisin së shpejti, një konkurs i cili do të realizohet në muajin nëntor ku do të përzgjidhet edhe fituesi.