PR 10 ditë kohë PD-së për marrëveshjen parazgjedhore

Partia Republikane i ka dhënë 10 ditë kohë Partisë Demokratike për të firmosur një marrëveshje me shkrim për zgjedhjet e 21 qershorit.Arjan Madhi: “PR prej kohësh i ka kërkuar PD-së mëse një herë marrëevshje me shkrim pa pasur një përgjigje konkrete” tha Arjan MadhiNëqoftëse kjo nuk do të ndodh, asambleja kombëtare e kësaj partie është ë gatshme të zgjedh 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.Arjan Madhi: “Asambleja brenda 10 ditëve bazuar mbi propozimin e kryesisë do të përcaktojë kandidatët që do të garojnë për 61 bashki”Nënkryetari Arjan Madhi, tha se nuk ka ende një ftesë nga selia blu, duke i cilësuar tejet të vonuara përgatitjet për zgjedhjet. .Arjan Madhi: “PR ende nuk ka asnjë ftesë sa i takon prezencën e saj në një takim të mundshëm. Nëse PD ka gjykuar që këtë tryezë ta thërrasë me partner të tjerë të koalicionit kjo është cështje e PD-së. Por PR shpreh gadishmërinë dhe të përfshihet në diskutim me PD-në”Ky vendim është marr në mbledhjen e kryesisë së kësaj force poltike, ku është diskutuar pikërisht situate brenda kolicionit të djathetë dhe mungesa e një kordinimi për bejtejen elektorake mes forcave të djathta./Oranews.tv/