Investimet e huaja, Ambasadori turk në Elbasan: Do rrisim bashkëpunimin
Nga Elbasani ku është takuar me kryebashkiakun Qazim Sejdini, Ambasadori turk Hidayer Bayraktar ka promovuar bizneset turke që operojnë në këtë qark.I pyetur nëse "Kurum" shkakton ndotje, Bayraktar u përgjigj se ka besim në institucionet monitoruese, siç është në këtë rast Ministria e Mjedisit.“Keni institucione të mjedisit, të cilat kane kryer analiza për matjen e ndotjes dhe kanë dalë në nivelet që e përcakton ligji i Republikës së Shqipërisë. Une nuk jam pro ndotjes, por u besoj institucioneve përkatëse që kryejnë monitorimin. Investitorët turq janë të interesuar për të investuar në fusha të ndryshme në Shqipëri”.Gjatë takimit në Bashkinë e Elbasanit, biseda u fokusua tek projektet për rikonstruksioni i Kalasë, restaurimin e xhamisë në kala, si edhe ngritja e një azili të moshuarish në Elbasan, për të cilat u la e hapur mundësia e përfshirjes së bizneseve turke.Kryebashkiaku Sejdini, nuk ka mundur t'i shpëtoj interesit mediatik rreth rikandidimit të tij.Sejdini: “Shifni shtypin”.