Basha: Kryeministri i kriminalizimit, qesharak me sulmet ndaj opozitës
Paralajmërimit të kryeministrit, Edi Rama në fb për një tjetër padi ndaj selisë blu, kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale.Për Lulzim Bashën, Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit me fshehjen e kërkesës së Inteprol Brukselit për arrestimin e deputetit Mark Frroku.“Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë”.Shefi i opozitës nuk ka kursyer akuzat ndaj Kryeministrit lidhur me deputetët Doshi dhe Frroku, të cilët sipas tij i përdori për të ardhur në pushtet dhe në fund i flaku për të mbajtur karrigen.“Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit.Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”.