Shteti Islamik përdor një fëmijë për të vrarë 8 ushtarë

Tetë ushtarë, të cilët ishin kapur peng në provincën Hama u ekzekutuan nga Shteti Islamik. Në një video tronditëse shfaqet edhe një fëmijë, i cili ndihmon xhelatët duke iu dhënë thikat para  ekzekutimit. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti site, kurse pengjet si gjithmonë janë të veshur me tuta ngjyrë portokalli. Ektremistët shpjegojë se ekzekutimi i tyre vjen pasi ata janë  myslimanë shiitë .Video zgjat katër minuta. Në gjysmën e parë të materialit filmik shfaqet një  ektremist me mjekër të gjatë, në njërin krah mban armë të rënda, kurse në krahun tjetër flamuj të Shtetetit Islamik. Gjtihcka në video duket e studiuar mirë, si gjithmonë, për të frikësuar armiqtë e militantëve xhihadistë.Militanti i  armatosur deklaron vdekje ushtrisë siriane dhe liderit të saj Bashar la Assad. Më pas në video shfaqet kordoni i ushtarëve me tuta portokalli, të cilët presin ekzekutimin e tyre. Në këtë moment hyn në skenë një fëmijë, rreth 10 vjec i cili shpërndan thikat për xhelatët. Nuk është hera e parë që shteti islamik përdor edhe fëmijët në propagandën e tij, duke i shfaqur si vrasës. Një muaj më parë, në një tjetër video një fëmijë maksimumi 12 vjec qëlloi në kokë një 19 vjecar pasi akuzohej si spiunë i Mosad.