Vajza 4 vjeçare që pushtoi internetin duke ngritur duart lart. Po përse?
Kjo vajzë e vogël siriane ka pushtuar webin dhe ka prekur zemrat e miliona personave. Fotoreporterja Nadia Abu Shaban postoi në Twiter këtë foto, ku vajza e vogël sic e shikoni ka ngritur duart lart. Por jo për të lozur, 4 vjecarja është frikësuar nga aparati duke menduar se është armë. Dorëzimi i kësaj vogëlushje siriane para aparatit si të ishte një atomatik, përvec problematikës që shorëon konfliktin në siri, sffaq edhe frikën apo frymën me të cilën po rritet brezi i ri.Fotoja shoqërohet nga mbishkrimi: ajo mendoi se kam armë dhe jo aparat, ndaj dhe ngriti duart lart. Në foto mendohet se është katërvjecarja Adi Hudea dhe thuhet se është marrë nga fotografi Osman Sagirli në vitin 2012. Imazhi prekës ka thyer rekordet ne internet, pasi është klikuar më shumë se 8200 herë dhe ka marrë mijëra komente nga mbarë bota."Turp për njerëzimin, për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe turp për udhëheqësit e botës së lirë, ka shkruar një përdorues i twiter.Konflikti pesë vjecar në Siri ka shkatuar katastrofën më të rëndë humnaitare në botë.Rreth 220,000 njerëz kanë vdekur dhe mbi 12 milionë të tjerë përballen me rrisqe të përditshme si përdhunime, tortura dhe vrasje nga grupet rebele. Kombet e Bashkuara javen e kaluar raportuan se tashme më të prekur nga kriza janë fëmijët, pasojat e së cilës do ti shoqërojnë gjatë.