3 muaj para zgjedhjeve lokale, KVV kritika për përgatitjet
Vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar raportin e parë. Në raportin e ndërmjetëm, në të cilin nuk mungojnë edhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse por edhe për partitë pollitike, koalicioni tërheq vëmëndjen për vonesat në procesin e përgatitjeve ndërsa sipas tij, vullneti politik e konsesusi ende mungojnë.Greta Meta: “Pavarësisht vullnetit të shprehur nga forcat politike nëpërmjet rezolutës së 24 dhjetorit 2014 dhe angazhimit përpara qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunim defacto, ky vullnet politik, komunikimi mes forcave dhe si rjedhojë konsensusi i nevojshëm për ndërmarjen e ndryshimeve të duhura dhe të rëndësishme ligjore, ka munguar dhe vazhdon të mungojë.Plotësimi i anëtarëve të KQZ më 30 janar 2015 ishte një hap shumë i vonuar, por njëkohësisht mjaft pozitiv. Kuadri ligjor nuk u prek për tu përmirësuar me propozimet e dala nga proceset e kaluara zgjedhore, sidomos me propozimet e bëra nga OSBE-ODIHR dhe nga vëzhguesit vendas.Konflikti politik reflektohet thellësisht në Kuvend duke sjellë mungesë së frymës së konsensusit, bashkëpunimit deri në bllokim te punimeve."Në këtë raport të parë, Koalicioni cilëson absurd kandidimin e të pavarurve për Tiranën, madje garën e tyre e quan diskriminues.Greta Meta: "Kandidimi i kanditatëve të pavarur në këto zgjedhje është në pozita të diskriminuara kundrejt kandidatëvë të mbështetura nga forcat politik. Kandidimi për Bashkinë e Tiranës përbën një sfidë absurde pasi numri i nënshkrimeve që duhen mbledhur është më i madh sesa numri i nënshkrimeve që i duhet një partie për të pasur kandidat në 12 qarqet e vendit.”I pranishëm në publikimin e raportit, ambasadori gjerman në vendin tonë riktheu vëmëndjen drejt procesit të dekriminalizimit. Hofman pyeti sesi do të realizohet ky proces, duke nisur nga kontrolli i rekordeve të kandidatëve në këto zgjedhje.Këto janë zgjedhjet e para për Shqipërinë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE ndaj dhe për Koalicionin ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm.