PDIU braktis PD-në, hyn në qeveri, koalicion me PS dhe për 21 qershorin
PDIU bashkohet me koalicionin e majtë duke u bërë pjesë e qeverisjes. Marrëveshja u arrit sot, 30 mars 2015, në selinë e PS gjatë takimit mes dy krerëve të partive Rama dhe Idrizi, ku u vendos edhe për bashkëpunimin për zgjedhjet vendore por pa u bërë publike emrat e bashkive që do i lihen PDIU-së.Nga sot PDIU braktis PD-në, ka hyrë në koalicionin e majtë qeverisës. Në emër të aleancës PS-LSI, kryetari i PS-së, dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, finalizuan marrëveshjen e përbashkët, që do t'i bashkojë këto dy forca politike edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, ato të 21 qershorit.Kanë qenë dy krerët e partive, Rama dhe Idrizi, të cilët pas një takimi prej 40 minutash në selinë e PS në një deklaratë për mediat kanë zbuluar disa nga pikat e përbashkëta që i bëri këto dy forca politike të bashkëpunojnë.Kryeministri Rama deklaroi se PDIU e shikon si një partner të rëndësishëm. Ai tha se për momentin nuk ka emra, por PDIU do të përfaqësohet në disa qarqe ku influence e kësaj partie është më e madhe.Ndërsa për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi bashkëpunimi me PS është parimor dhe programor, por edhe për të rritur përfaqësimi e PDIU.Por burime të sigurta për Ora News pranë PS bëjnë me dije se PDIU do të ketë 4-6 bashki ku do të kandidojë e emrat e saj. PDIU braktis përfundimisht opozitën e djathtë në të cilën hyri ne parlament në zgjedhjet e 2013.Edi Rama: Sigurisht që diskutimi është përqëndruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik, çka do të thotë se sëbashku me PDIU në do të jemi në bashkëqeverisje dhe natyrshëm kemi diskutar dhe është stacioni i zgjedhjeve të 21 qershorit do të dalim bashkë me 61 kandidatë të koalicionit qeverisës dhe më konkretisht do të shkëmbejmë opinionet dhe të vendosim për këto kanidatura me një vëmendje të vecantë ndaj opinionit të PDIU në disa qarqe ku edhe influence politike e kësaj partie është me e qënësishme sesa në qarqet e tjera, ku ne e konsiderojmë PDIU një partner shumë të rëndësishëm.Nuk kemi emra konkret njësish sepse partneritetin do ta mbështesim në atë që të gjitha kandidatët të jenë të miratuar gjithë sëbashkë dhe në disa qarqe të kemi kontributin e drejtëpërdrejtë të PDIU.Dua të sqaroj se ju raportoni se ju dhanë 15 bashki LSI, ndërkohë që ne nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë ndarje mes bashkive por do të bashkojmë të gjitha partitë e koalcionit tonë në mbështetje të çdo kandidati në njërën nga 61 bashkitë.'Një ditë e ngjeshur sot për Partinë Socialiste. Kryetari Edi Rama do të nisë sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për kanididimin e shumicës në Bashkinë e Tiranës.Po ashtu kreu socialist, do të zhvillojë edhe negociata me partitë e tjera për zgjedhjet e 21 qershorit.Shpetim Idrizi: "Bashkëpunimi u bë ne dy pika, parimore, progaramore, ndaj me Ramën pikat e programit të PDIU dhe e dyta po tentojmë të gjejmë mbështetjen më të mirë për të rritur përfaqësimin e PDIU. Këto janë parimet e PDIU që unë jam mandatuar, dhe këto parime na shtyjnë të vendosim që të bëjmë këtë bashkëpunim duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme vendore "Axhenda e ngjeshur e PS Gazetarja e Ora News, Klementina Cenkollari na informon se:Në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të së majtës.Në orën 14:00 pritetet që Rama të takojë kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, i cili ka deklaruar se kërkon 5 zona.Në orën 15:00 Rama do të takojë deputetët e qarkut VlorëNë orën 19:00 Rama do të zhvillojë takimin me deputetët e qarkut të Tiranës.Edi Rama i ka lënë të hapur dyert të gjitha partive të tjera politike, përveç PD. Ndërsa LSI i ka lënë dorë të lira në 15 bashki.Kandidatët brenda së majtës për kryetar Bashkie ne Tiranë janë Blendi Klosi, Pandeli Majko, Lindita Nikolla dhe Albana Dhimitri.
