Obama gati sa nuk rrëzohet duke zbritur shkallët e Air Force One

Presidenti amerikan Barak Obama për pak është rrëzuar teska po zbriste në mënyrë shumë sportive shkallët e avionit Air Force One.Ai po kthehej në Washingto DC, pas një fundjave golfi në Florida.Ky incident i vogël dhe gjithashtu udhëtimi i Obamës vjen një ditë para përfundimit të afatit të bisedimeve mes 6 fuqive botërore dhe Iranit për marrëveshjen bërthamore.Teksa 31 marsi shënon mbylljen e perdes, palët kanë intensifikuar negociatat, kurse Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha se presidenti Obama qëndron i informuar minutë pas minute me të rejat më të fudnit që vijnë nga Zvicra.Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina duan një pezullim më shumë se 10-vjeçar të prodhimit bërthamor të Iranit.Por ky i fundit edhe pse mohon se po zhvillon armë bërthamore, kërkon një fund të menjëhershëm të sanksioneve ndërkombëtare të cilat po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.Obama-Nearly-Falls-Down-The-Steps-Of-Air-Force-One-Video