Lezhë, 'Ura e Mikpritjes' në rikonstruksion, korsi dhe për biçikleta

 Paralelisht më qendrën e Lezhës, do t'i nënshtrohet rikonstruksionit edhe ura hyrëse në qytet. Duke pasur parasysh fluksin e vizitorëve në qytetin me histori mijëra vjecare, në mënyrë simbolike ura do të marrë emrin "Ura e Mikpritjes".Lezhe-Ura hyrëse e qytetit të Lezhës, do t'i nënshtrohet një rikostruksioni të plotë. Projekti i kësaj  tashmë është gati dhe shumë shpejt pritet që të nisë zbatimi i tijë. Kjo urë do të zgjerohet në dy anët e saj, do të ketë lidhje me shetitorën e Lumit Drin si dhe do të ketë korsinë e biçikletave.Rikonstruksioni i urës do t'i përshtatet punimeve që po kryhen në qendër të Lezhës, dhe duke qenë në unison, synohet ruajtja e historisë mijëra vjeçare të këtij qyteti.Pas rikonstruksionit të plotë kjo urë, meqënëse është rruga lidhëse dhe hyrëse për në qytetin e Lezhës do të emërtohet "Ura e Mikpritjes". Rikonstruksioni i saj pritet të lehtësojë edhe trafikun në Lezhë.ura e mikpritjes