Dekriminalizimi, Ambasadori norvegjez: Zbatimi i ligjit është prioritar

Në një takim me gjimnazistët e Kukësit, ambasadori norvegjez Jan Braathu, u ka dërguar mesazhe të qarta ligjvënësve për cështjen e dekriminalizimit. Diplomati norvegjez ka shpejguar se ëhstë domosdoshmëri trajtimi nga strukturat ligjzbatuese, ndërsa ka shtuar se në Evropë, zbatimi i ligjit është prioritar.Kukes-Në një kohë kur palët politike në Shqipëri po mundohen të gjejnë një rrugë të përbashkët për të shkuar drejt një platforme konkrete për dekriminalizimin në radhët e saj, por edhe administratës publike, ndërkombëtarët thonë se është  domosdoshmëri të trajtohet nga strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Deklarata është bërë nga ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri, Jan Braathu, i cili shton se procesi po vëzhgohet me vëmendje nga ndërkombëtarët.Jan Braathu: "Çështja e dekriminalizimit është një cështje që duhet të trajtohet nga strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Shqipëria me institucionet e saj ka nisur procese që janë në lëvizje për finalizimin e kësaj cështjeje. ky proces duhet lënë që të ndjekë rrugën përmes sistemit ndërkohë që faktori ndërkombëtarë është duke e vëzhguar procesin e dekriminalizimit me shumë vëmendje. Dua të theksoj se në Evropë zbatimit i ligjit është prioritar.Në bazë të marrëveshjes së 24 dhjetorit parlamenti ka ngritur një komision të posacëm për dekriminalizmin. Partia Demokratike ka dorëzuar një platformë me propozime konkre për procesin e dekriminalizimit që janë kundërshtuar nga mazhoranca duke i cilësuar si të njëanshme.