Nikolas Sarkozy fiton zgjedhjet lokale në Francë
Partia UMP e ish presidentit Nikolas Sarkozy ka triumfuar në zgjedhjet lokale të Francës, duke lënë pas Frontin Kombëtar të Marinë Lë Pen dhe gjithashtu Partinë Socialiste në pushtet të presidentit Fransua Hollande. Unioni për një Lëvizje Popullore dhe aleatët e kësaj partie do të marrin nga 66 deri në 70 departamente, kurse socialistët në pushtet do të humbasin rreth gjysmën e 61 departamenteve që kishin në drejtim. Fitorja në dy të tretat e këshillave është një nxitje shumë domethënëse me Sarkozy, i cili erdhi në krye të partisë UMP katër muaj më parë pasi në drejtim të saj ishin veteranë të partisë. Përpara mbështetësve të tij, Sarkozy u shpreh:"Sonte Partia Republikane e krahut të djathtë dhe ajo e qendrës kanë fituar qartë zgjedhjet lokale. Me votën e tij, populli francez refuzoi masivisht politikat e Francois Hollande dhe qeverinë e tij. Më në fund ne do të përshpejtojmë përgatitjen e projektit republikan për ndryshimin e partisë politike në pushtet. Një projekt të fortë, një projekt realist, thellësisht i ri. Ky projekt do të jetë kusht i domosdoshëm për ta përmirësuar vendin, për të ndaluar rënien, më arkaikja në Europë, e cila na ka zhytur gjatë tre viteve të fundit." Ndryshimi i pushtetit është në rrugë dhe asgjë nuk ka për të na ndalur.Kurse kryeministri Manuel Val pranoi humbjen e thellë të partisë në pushtet.Rezultatet e arritura janë shumë larg një fitoreje dhe më shumë se ansnjëherë kjo është një sfidë për të gjithë ata që besojnë në vlerat republikane. Kjo është një shenjë e përmbysjes së peisazhit tonë politik dhe ne duhet të nxjerrim mësim prej kësaj.Ndërkohë partia e Marinë Lë Pen, e njohur për qëndrimin e saj kundër emigrantëve dhe kundër Bashkimit Europian ka marrë të njëjtin rezultat si në raundin e parë të zgjedhjeve, duke u radhitur në vendin e dytë, edhe pse fillimisht sondzhet tregonin për një fitore të saj. Në total, 4108 këshilltarë me kompetenca të kufizuara mbi rrugët, shkollat dhe shërbimet sociale janë zgjedhur në dy raundet e zgjedhjeve lokale.