BSH për 2014 fitoi 1.3 miliardë lekë, Ekspertët: Pozitive
Fitimi i Bankës Shqipërisë për vitin 2014 është më i ulët në krahasim me vite më parë.Eksperti Arjan Kaderja deklaron se pavarësisht kësaj fitimi neto prej 1.3 miliard lekësh për vitin që lamë pas mbetet pozitiv dhe tregon se ky institucion është mirmenaxhuar. Arjan Kaderja:“ Përgjithësisht një shifër e tillë është më e ulët se mesatarja e fitimit të Bankës së Shqipërisë në të kaluarën, por pozitive në kushtet kur interesat janë mjaft të ulëta”Kadareja shpjegon se për të arritur fitimin Banka e Shqipërisë ka bërë kujdes me investimet,ka shkurtuar ndjeshëm shpenzimet e lidhur kjo edhe me vjedhjen e ndodhur por njëkohësisht ka ndikuar edhe kursi i këmbimitSipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2014, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë është 433 miliardë lekë, rreth 37 miliardë lekë më i lartë se në fund të vitit 2013.Ndërkohë që në buxhetin e shtetit brenda katërmujorit të parë të vitit 2015, pritet që të derdhet fitimi i mbetur prej rreth 951 milionë lekësh./Oranews.tv/