Nishani bën shqiptar De Biassin, Kombëtarja i firmos topin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2015, 11:30
Në prag të ndeshjes Shqipëri- Armeni, Presidenti Bujar Nishani zhvilloi dje një takim të përzemërt me ekipin tonë kombëtar të futbollit Kuq e Zi. Presidenti përcolli urimin për një fitore në ndeshjen me Armeninë ekipit tonë tani edhe me trajner shqiptar të natyralizuar.Ndërsa futbollistët e kombëtares i dhuruan një top futbolli me autografët e tyre.Dje presidenti Nishani i dha pasaportën shqiptare trajnerit italian duke uruar fitoren për ndeshjen e sotme në "Elbasan Arena"