Pako e dyshimtë në postën qendrore të Madridit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2015, 12:57
Autoritetet spanjolle nisën hetimin e një pakoje të dyshimtë, e cila kishte arritur në zyrën qendrore të postës në Madrid. Ekspertë të fushës dyshojnë se ajo përmban lëndë me efekte të dëmshme.Zëdhënësi i shërbimeve emergjente të Madridit deklaroi se zjarrëfikësit, ambulancat dhe forcat special të policisë rrethuan zonën dhe dekontamianuan njerëzit si një masë paraprake. Por të 23 personat, përfshirë stafin dhe klinetët e postës ishin në gjendje të mirë shëndetësore.Paketa e dyshimtë u raportua të shtunën. Ekzaminimi i pakos së dyshimtë mund të marrë disa ditë kohë për të zbuluar natyrën e substancës apo nëse kemi të bëjmë thjesht me një alarm të rremë./Oranews.tv/