FOTOLAJM/ Një lutje për fitore, de Biassi në kishë para ndeshjes me Armeninë
Stadiumi “Elbasan Arena” pret sot përballjen Shqipëri- Armeni. Të gjithë shqiptarët do të mbajnë frymën në 90 minutat e ndeshjes, mjaft e rëndësishme për fatin e kuq e zijve në Kampionatin Europian.Paraditen e sotme trajneri Italian, prej ditës së djeshme dhe me nënshtetësi shqiptare, Gianni de Biassi është parë t’i drejtohet Kishës "Shën Piu X“ që ndodhet vetëm pak metra larg hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare.Mësohet se De Biassi ndoqi meshën e së dielës në kishë dhe më pas është larguar për t’iu bashkuar kombëtares e cila në orën 18:00 do të ketë përballjen me futbollistët e Armenisë.Gjithçka tashmë është gati. Atmosfera dhe entuziazmi është aty ku kjo kombëtare e meriton. Përfaqësuesja shqiptare do të përballet në një sfidë ndoshta jo përcaktuese por pa diskutim mjaft e rëndësishme.[caption id="attachment_485702" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Atmosfera ne Elbasan paraditen e sotme[/caption]Tekniku tashmë italo-shqiptar i kuqezinjve Gianni de Biasi nuk e ka zgjidhur ende dilemën e madhe, se kush do ta mbulojë qëndrën e mbrojtjes.Mërgim Mavraj me probleme fizike do të testohet deri në momentet e fundit nëse do të arrij në kohë rekord të rekuperohet, në të kundërt me shumë gjasa curri do të rreshtohet në vendin e tij.De Biasi do të aplikojë skemën 4-2-3-1 ku në portë si gjithnjë do të jetë Berisha në mbrojtje Hysaj nga e djathta Cana, me njërin mes Mavrajt dhe Currit në qëndër dhe Agolli nga e majta.Para mbrojtjes do të vendoset me shumë gjasa dyshja Kukesli Abrashi ndërsa Roshi, Memushaj dhe Taulant Xhaka do të lëvizin pas krahëve të Cikalleshit.Një modul lojë në dukje më difensiv por që mund të shëndrrohet në tejet ofensiv kur skuadra sulmonNë krahun tjetër trajneri i Armenisë do të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për të synuar pikët maksimale në ‘Elbasan Arena’.Në portë do të jetë kapiteni Berezovski, mbrojtja do të jetë e mbipopulluar me 5 lojtarë, Hovanisjan nga e djathta, Harojan, Arzumjan dhe Voskanjan në qëndër, dhe Harapetjan nga e majta, në mesfushë do të vendosen, Mkhitaryan, Pixeli, Jedigarjan dhe Gazarian, në sulm i vetëm do të jetë lojtari i Spartakut të Moskës Yuri Movsisian.Sigurisht arma kryesore e teknikut zviceran është ylli i Borusias së Dortmundit Henrik Mkitarian, një lojtar që mund të bëjë diferencën kundër çdo skuadre.Megjithatë në orën 18:00, çdo fjalë, çdo koment dhe çdo parashikim do ti lëshojë vendin futbollistëve, më shpresën që përfaqësuesja kuqezi të vazhdojë të kultivojë ëndrrën e çdo shqiptari, pjesëmarrjen në Europianin e Francës