Shkodër, festohet “Dita Dioqeziane e Rinisë “ me aktivitete të ndryshme

Të rinjtë katolikë të Dioqezës Shkodër-Pult kanë kremtuar në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër me aktivitete të ndryshme Ditën Dioqeziane të Rinisë.Një organizim madhështor, i cili mori përshëndetjen e arqipeshkëvit imzot Aneglo Massafra, njëherësh kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe të drejtuesve vendore. Imzot Massafra u ndal edhe tek mesazhi i Papa Françeskut si dhe përgatitja për kohën e Pashkëve.Imzot Angelo Massafra, arqipeshkv i Shkodër – Pult: “Ju jeni pranvera e jetës , e shoqërisë dhe e kishës. Ju jeni arsyeja e shpresës, dhe siç ka thënë Papa Françesku në Tiranë, “ Ju jeni brezi i ri i Shqipërisë dhe e ardhmja e atdheut”. Nuk mund të themi se jemi ne të krishterë, nëse nuk jemi misionarë.”Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë Shkoder:  “Lum ata që janë të pasur në zemër, dhe jeni ju pikërisht ata që i keni zemrat tuaja të pastra dhe këtu pikërisht duhet të investojmë çdo ditë, të punojmë çdo ditë, dhe ne i besojmë në këto vlera të rinjve tanë të cilët cdo ditë e më tepër po e prezantojnë vendin tonë si një vend i icili është i orientuar drejt familjes europiane.”Dita Botërore e Rinisë lindi pas dy takimeve të papa Gjon Palit të II me të rinjtë, në Sheshin e Shën Pjetrit. Takimi i parë ishte ai i 1984-s, me rastin e Jubileut të jashtëzakonshëm të Shëlbimit. I dyti, më 1985, gjatë Vitit Ndërkombëtar të Rinisë, shpallur nga OKB-ja. Një vit më pas, me "Letrën e Papës drejtuar të rinjve", u themelua Dita Botërore e Rinisë.