Parkingjet “shkarkojnë” Sekretarin e Prefekturës, Hoxha: Rishikim ose revokim koncesionit
Prefektja e Vlorës ka dalë publikisht për të njoftuar se koncesioni i parkingjeve në Vlorë nuk është i ligjshëm. Fillimisht ligjshmërin e vendimit për dhënien me koncesion të rrugëve kryesore dhe dytësore në Vlorë e ka firmosur Sekretari i Prefekturës së Vlorës, çka i ka kushtuar postin Dritan Halilit. Prefektja e qarkut te Vlores, Etjona Hoxha, tha se koncensioni eshte plotesisht ne kundershtim me interesat dhe vullnetin qytetareve vlonjate.Vlorë- Prefektja e Vlorës ka dërguar për rishikim vendimin për dhënien me koncesion të parkingjeve në 24 rrugë kryesore dhe dytësore të qytetit bregdetar.Etjona Hoxha shpjegon se vendimi është marrë plotesisht ne kundershtim me interesat dhe vullnetin e vlonjatëve.Ajo tha se kane nisur konsultimet e nevojshme me instancat me te larta juridike per te rishikuar apo revokuar kontraten koncensionare.Vendimi i miratuar nga Këshilli bashkiak i Vlorës, I kushtoi postin sekretarit të Prefekturës së qarkut të Vloës, Dritan Halili, i cili mban pergjegjesine per firmosjen e ligjshmerise se vendimit për koncesionin e parkingjeve.Kompanisë "Tis Holding LLC+ On Track Innovations" iu dha me vendim të Këshillit bashkiak Vlorë, koncesioni për 15 vjet i parkingjeve në 24 rruge kryesore e dytesore me një tarifë prej 50 lek/ora.Kokëdhima paralajmeroi anullimin e koncesionitDy ditë më parë, deputeti i qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima deklaroi në “Tonight Ilva Tare” se qeveria po bën të gjitha gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.“Për koncesionin e parkingjeve në Vlorë, jam krejtësisht kundër. Me shumë sinqeritet nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë gjë. Por as qeveria nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë çështje dhe po bën të gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.Ka instrumenta qeveria që mund të ndërhyjë edhe në çështje që i ka marrë pushteti lokal. Ai është një koncesion që nuk prodhon avantazhe për qytetarët”.