Obama me Ghanin, ngushëllon Gjemaninë e Spanjën për tragjedinë

E ka nisur me ngushëllime për Gjermaninë dhe Spanjën fjalën e tij Presidenti amerikan Barak Obama në konferencën e përbashkët për shyp me homologun e tij nga Afganistani, Ashraf Ghani.“Përpara se të filloj, dua të them se mendimet dhe lutjet tona janë për miqtë tanë europianë, veçanërisht për gjermanët dhe spanjollët për humbjet e tyre në aksidentin e rëndë që ndodhi në Francë. Gjermania dhe Spanja janë aleatët tanë më të fortë në botë dhe Amerika qëndron afër tyre në këtë moment të vështirë të tyre”, u shpreh Presidenti Obama.Gjatë takimit të tyre, dy Presidentët kanë diskutuar për çështje të ndryshme, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo e trupave paqeruajtesë në Afganistan.Ai tha se mbase do të ishte më mirë që trupat të qëndronin edhe për disa muaj, por tashmë asgjë nuk mund të ndryshohet nga vendimi dhe në 2017 i gjithë misioni do të largohet nga Afganistani.Marrëveshja bëthamore me Iranin nuk i mungoi fjalës së Obamës, për të cilën tha se padyshim do të jetë një marrëveshje pozitive."Nëse do të ketë një marrëveshje, ajo do të jetë e mirë dhe shumë e rëndësishme për sigurinë e amerikanëve, izralelitëve dhe mbarë rajonit. Marrëveshje do të jetë transparente”, tha Obama, deklaratë e cila pason atë të Izraelit, i cili tha se fuqitë botërore dhe Irani do të bien dakord për një "marrëveshje të keqe".