Ndryshimet në kodin zgjedhor, shumica i miraton e vetme. Ikën opozita
Partia Demokratike në Komisionin e Ligjeve, i ka kërkuar mazhorancës qe në ndryshimet që po i bëhen kodit zgjedhor të përfshihen edhe propozimet e saj për dekriminalizimin e institucioneve.Ristani: “Ne ngulim këmbë që ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfshijnë patjetër procesin e dekriminalizimit sepse është një proçes shumë i rëndësishëm. Përveç kësaj ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfshijnë patjetër rekomandimet e OSBE dhe ODIHR-it”.Por sipas kreut të komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, i përket Komisionit të ngritur posaçërisht për dekriminalizimin, që të merret me ato propozime.Xhafaj: “ Ka një dakortësi të shprehur përmes një rezolute të miratuar n ga Kuvendi, ka një Komision të posaçëm, në momentin… Ne nuk jemi përgjegjës. Ai atribut i është dhënë atij komisioni të posaçëm parlamentar dhe e ka ai të drejtën të bëjë propozimet përkatëse, mund ti kalojë, mund të mos i kalojë përmes komisionit të Ligjeve, t’ia kalojë drejtëpërdrejt seancës”.Ndërkohë Komisioni i Ligjeve miratoi në kodin zgjedhor propozimin e Aleancës së Grave Deputete, që në listën për Këshillat bashkiak të jenë 50 % gra.Komisioni vendosi të dyfishojë gjobat për subjektet politike që nuk respektojnë kuotat.Por në përfundim të mbledhjes, deputetja demokrate Mesila Doda, ngriti shqtësimin për mospranimin e një amandamenti tjetër që synonte që 20% e kandidateve për kryetarë Bashkish të jenë gra.