4 vjet pa varreza, banorët e Kreshpanit hapin varre në pronat e tyre

4500 banorë të fshatit Kreshpan në komunën Cakran në Fier prej të paktën 4 vjetësh nuk kanë ku të varrosin të afërmit.Edhe ajo hapësirë toke që ishte lënë për varreza publike që para viteve 1990 tashmë është mbushur me varre.Shqetësimi është ngritur edhe në komunën Cakran, por kur kjo e fundit tentoi të merrte sipërfaqe toke për të ndërtuar varreza publike, nuk u dakorduan me pronarin e tokës për çmimin e shpronësimit.Në Kreshpan ka edhe fise të cilët kanë rrethuar hapësirat në varrezat publike, duke ruajtur vendin e lirë në rast morti në familjet e tyre.Për të krijuar hapësira të lira për varre, banorët kanë shkulur edhe ullinjtë, në pronat e tyre, duke krijuar varreza private.Banorët pohojnë se janë në pritje të zgjedhjeve që tu krijohet mundësia për të zgjidhur problemin e mungesës së hapësirave për varre publike, që vazhdon prej të paktën 4 vitesh.